Concecao mund të fitojë trofeun e dytë

- Bota Sot

Concecao mund të fitojë trofeun e dytë

Milani siguroi një vend në finalen e Kupës së Italisë pas një fitoreje të pastër ndaj rivalëve të përjetshëm të qytetit, Interit.

Nën drejtimin e trajnerit portugez Sergio Coinceçao, kuqezinjtë dominuan derbin nga fillimi në fund, duke përforcuar ambiciet për të mbyllur sezonin me dy trofe, pas triumfit në Superkupën e Italisë.

Finalja do të zhvillohet më 14 maj në “Olimpico”, ku Milani do të përballet me një Bologna shumë në formë, drejtuar nga Vincenzo Italiano. Një sfidë që nuk premton aspak lehtësi për “Djallin”, pavarësisht formës së mirë të kuqezinjve.

Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, edhe një fitore në finale nuk do të mjaftojë që Coinceçao të vazhdojë aventurën e tij në stolin kuqezi. Sipas raportimeve, ndarja mes teknikut dhe klubit tashmë është e vendosur, dhe do të ndodhë pavarësisht rezultatit të finales ndaj Bolognës.

Në rast suksesi në finalen e Kupës, Coinceçao do të hynte në histori si trajneri i parë që fiton dy trofe në një sezon me Milanin që nga Carlo Ancelotti në 2006-2007, kur Milani triumfoi në Champions League dhe në Kupën e Italisë.

Me këtë skenar të mundshëm, drejtuesit e Milanit pritet të nisin që tani nga puna për të gjetur pasuesin e Coinceçaos, në mënyrë që të planifikojnë sa më shpejt ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi do të duhet të gjejnë fillimisht një drejtor sportiv.



Lexoni të gjitha në Bota Sot