Premier League drejt një rekordi historik

- Bota Sot

Premier League drejt një rekordi historik

Premier League është në prag të një arritjeje historike: për herë të parë, deri në 10 ekipe nga elita e futbollit anglez mund të marrin pjesë në kompeticionet europiane gjatë sezonit 2025/2026.

Një skenar i tillë do të përfaqësonte 50% të klubeve të kampionatit, një dëshmi e fuqisë dhe dominimit në rritje të futbollit anglez në skenën ndërkombëtare.

Ky skenar, megjithëse i pazakontë, po bëhet gjithnjë e më i mundshëm në fund të prillit. Falë koeficientit të lartë UEFA të fituar këtë sezon, Premier League tashmë ka siguruar pesë vende në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Por nëse ndodhin disa kombinime të caktuara, numri i skuadrave pjesëmarrëse mund të rritet edhe më shumë.

farë duhet të ndodhë që Premier League të ketë 10 skuadra në Europë?

Për të arritur këtë rekord, mund të ndodhë që edhe Tottenham-i ose Manchester United, që janë aktualisht në gjysmëfinale të Europa League, të fitojnë trofeun.

Nëse ndonjëra prej tyre triumfon dhe nuk siguron një vend në Europë përmes renditjes në kampionat, atëherë do të kemi gjashtë skuadra angleze në Champions League.

Vendi i gjashtë dhe fituesi i FA Cup do të shkojnë në Europa League.

Nëse fituesi i FA Cup është brenda gjashtë vendeve të para në ligë, atëherë vendi për në Europa League i kalon skuadrës që ndodhet pas tyre në renditje – duke çuar numrin në tetë ekipe në Europë.

Pastaj vjen skenari i Chelsea-t, i cili, nëse fiton Conference League dhe nuk kualifikohet për Europë përmes Premier League, mund të sjellë një vend shtesë për Anglinë.

Gjithashtu, Newcastle, fitues i Carabao Cup, e ka të garantuar vendin në Conference League.

Por nëse ata kualifikohen në Champions ose Europa League përmes kampionatit, atëherë vendi në Conference i kalon një skuadre tjetër që nuk ka siguruar ende një biletë europiane.

Ëndrra e FA-së dhe një shembull i mundshëm

Kjo është ëndrra e Federatës sëë Futbollit, një dëshmi e konkurrencës së brendshme dhe suksesit ndërkombëtar.

Një skenar i mundshëm për sezonin 2025/2026 mund të jetë:

Champions League (6 skuadra): Liverpool, Arsenal, Manchester City, Nottingham Forest, Newcastle, Manchester United/Tottenham.
Europa League (3 skuadra): Chelsea, Aston Villa, Bournemouth.
Conference League (1 skuadër): Fulham.

Nëse kjo ndodh, do të jetë hera e parë në histori që një kampionat kombëtar sjell 10 skuadra në Europë, duke vendosur një precedent të ri në historinë e futbollit kontinental.



Lexoni të gjitha në Bota Sot