Të dielën pasdite, në ‘San Siro’, do të luhet një ndeshje me pikë të rëndësishme për Europën dhe kampionatin, por jashtë fushës po merr formë një ndeshje tjetër: Roma dhe Interi mund të rivlerësojnë mesfushat e tyre duke shkëmbyer Lorenzo Pellegrinin dhe Davide Frattesi-n.
Kapiteni i Romës, i lidhur me klubin deri në vitin 2026 me një rrogë prej 4 milionë eurosh neto, duket se ka arritur në fund të rrugës me klubin e tij të jetës, sipas asaj që raporton ‘Corriere della Sera’.
Marrëdhëniet me ambientin janë të lodhura dhe rinovimi nuk është në diskutim.
Interi ka lëvizur kohë më parë, i interesuar për cilësinë dhe fleksibilitetin e Pellegrinit, i vlerësuar nga Inzaghi.
Në tavolinë, përveç mundësisë së blerjes së Nicola Zalewskit (huazim me të drejtë të blerjes të caktuar në 6 milionë), është karta e Frattesi, që vlerësohet mbi 30 milionë.
Ish-lojtari i Sassuolo-s, i rritur në akademinë e Romës, ka kaluar një sezon si rezervë luksoze tek Interi.
Me Botërorin 2026 në horizont, Frattesi kërkon më shumë vazhdimësi: Roma është konteksti ideal për të rilindur, veçanërisht me një trajner të ri dhe një projekt teknik që duhet rinovuar.
Që në janar ishte bërë një përpjekje për një afrim, e cila dështoi për arsye ekonomike. Por në fund të sezonit, palët do të rifillojnë bisedimet.
Hipoteza e një shkëmbimi të detajuar - Pellegrini dhe Zalewski në Milano, Frattesi në Romë - po merr gjithnjë e më shumë formë.
Një kryqëzim fatesh, kthimesh dhe lamtumirash për dy klube që janë gati të ndryshojnë pamjen e tyre.