Juventusi është rikthyer në rrugën e duhur

- Bota Sot

Juventusi është rikthyer në rrugën e duhur

Pas një ndalese të hidhur në Parma, Juventusi është rikthyer në rrugën e duhur dhe ka shmangur një tjetër rrëshqitje që mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë.

Me vetëm katër ndeshje të mbetura dhe 12 pikë në lojë, gara për vendin e katërt, të fundit që garanton kualifikimin në Champions, është e hapur dhe më e ndezur se kurrë.

Sfida e vërtetë për “Zonjën e Vjetër” do të luhet në dy javët e ardhshme, ku përballjet direkte kundër Bolonjës dhe Lacios në transfertë pritet të jenë vendimtare.

Pikët e këtyre takimeve peshojnë dyfish, pasi janë kundërshtarë të drejtpërdrejtë në garën për Europën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot