Inzaghi i mahnitur pas Yamal: Kisha 8-9 vite pa parë një lojtar të tillë

- Bota Sot

Inzaghi i mahnitur pas Yamal: Kisha 8-9 vite pa parë një lojtar të tillë

Simone Inzaghi ka qenë i ndarë mes kënaqësisë për një barazim 3-3 në fushën e Barcelonës, por edhe shpërdorimit të mundësisë për të fituar këtë ndeshje, ku Interi i tij bëri mirë.

Trajneri i zikaltërve, duke folur për “Prime Video”, u ndal te paraqitja e ekipit në fushën e katalanasve në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.

Ndjesitë pas barazimit…

Ka kënaqësi të madhe, bëmë një ndeshje të madhe, pastaj erdhi dy herë avantazhi dhe goli i anuluar që ende nuk e kuptoj pse. Ka keqardhje, por edhe vetëdije se kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer kundër ekipit më të mirë në botë. Episodet mund të bëjnë diferencën, por nuk ndryshon asgjë në vlerësimin mbi performancën e këtyre djemve që ishin fantastikë.

Çfarë ndodhi në pushimin e ndeshjes?

U përpoqëm të rregullonim disa gjëra, nga ana tjetër ishte një lojtar që nuk e kisha parë prej 8-9 vitesh. Jamal krijoi probleme të mëdha për ne, pastaj qartësisht që ra pak. Në pjesën e dytë luajtëm me cilësi të madhe.

A e përgatitët kështu për të goditur mbrojtjen e lartë të Barcelonës?

Po, e njohim Barcelonën, e dimë që ata e përdorin këtë taktikë që ia vlen, është e rrezikshme, por ata kanë shënuar 150 gola këtë sezon. Ne luajtëm një ndeshje shumë të organizuar.

Si është Lautaro?

Fatkeqësisht ai pati një problem të vogël, por vinte nga tetë ndeshje radhazi, në këto ndeshje nuk e kisha Turamin në dispozicion. Taremi pati disa probleme, por sot ai u rikthye shumë mirë. Duke luajtur tetë ndeshje me këtë ritëm ka njëfarë rreziku, shpresojmë të mos e humbasim, por kam dyshime.

A do ta kishe firmosur para ndeshjes për këtë 3-3?

E bëmë edhe tre vjet më parë, jam i lumtur për tifozët tanë dhe për atë që na dedikuan të dielën pas një humbjeje që na dhembi.

E marta do të jetë një finale, e dimë që kushdo që fiton do të luajë një tjetër dhe kushdo që humbet do të shkojë në shtëpi.

A ishin vendimtare rikuperimet e Dumfris dhe Turam?

Turam dhe Dumfris janë lojtarë shumë të rëndësishëm, të cilët na kanë munguar në periudhën e fundit, Turam ishte jashtë për 15 ditë dhe mendoj se ai nuk bëri ndonjë gjuajtje në portë as gjatë nxemjes. Të gjithë janë lojtarë të rëndësishëm që na kanë munguar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot