Thuram: Yamal më i miri në botë? Jo! Dy të parët janë francezë

- Bota Sot

Thuram: Yamal më i miri në botë? Jo! Dy të parët janë francezë

Vetëm pak sekonda i mjaftuan Marcus Thuramit për të lënë gjurmën e tij në duelin ndaj Barcelonës, duke shënuar një gol mjaft të bukur me finte, në barazimin 3:3 që ziklatrit e Inzagit regjistruan në duelin e parë gjysmëfinal ndaj Barcelonës.  

Protagonist absolut te katalanasit në këtë përballje ishte Lamine Yamal, i cili përveccse shënoi golin e parë të Barcelonës, i hapi edhe shumë telashe mbrojtjes zikaltre.

Gjithsesi në një prononcim të dhënë pas ndeshjes, i pyetur nëse Lamin Jamal është lojtari më i mirë në botë, ai e mohoi, duke deklaruar se Dembele dhe Mbape janë më të mirë se ai, ndërsa renditi të tretin yllin e Barcelonës.  

A është Yamal, lojtari më i mirë në botë?  

“Jo! Lojtari më i mirë në botë është francez.

Dhe i dyti më i mirë gjithashtu. Pas tyre Lamin Jamal… Lojtarët më të mirë janë Dembele dhe Mbape”, deklaroi Thuram..



Lexoni të gjitha në Bota Sot