Lojtari shqiptar që përfundoi një sezon të jashtëzakonshëm në Angli

- Bota Sot

Lojtari shqiptar që përfundoi një sezon të jashtëzakonshëm në Angli

Padiskutim ky sezon ishte i jashtëzakonshë për Armando Dobra.

Sulmuesi shqiptar ka bërë paraqitje mbreslënëse me Chesterfield FC në ligën e dytë angleze.

Në 49 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon me skuadrën angleze, 24-vjeçari ia ka dalë të shënojë 12 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste.

Performanca e tij është vlerësuar në Angli, ku këtë javë i aka dalë të fitojë 5 trofe individual si futbollisti më i mirë i këtij sezoni.

Sulmuesi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku falenderon shokët, stafin dhe tifozët për mbështetjen.

“Jam i kënaqur që mora pesë çmime individuale këtë javë për @chesterfieldfc.

Faleminderit të gjithë stafit, shokëve të ekipit dhe tifozëve për mbështetjen në këtë sezon!”, shkruan shqiptari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot