Legjenda e futbollit, Thierry Henry mbrëmë tha fjalë të mëdha për spanjollin, Lamine Yamal – i cili bëri paraqitje fantastike ndaj Interit.
Henry tha se të gjithë kemi menduar që s’do ketë më si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.
“Mendonim se nuk do të kishte më sikur Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Pele apo Diego Armando Maradona.
Dhe pastaj… del në skenë Lamine Yamal”, u shpreh Henry
Francezi mendon se Lamine Yamal do bëhet edhe më i mirë se emrat e përmendur.
Lamine mbrëmë shënoi një supergol ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.