Bruno Dita: Kur erdha presidenti më tha jemi për “all-in”

- Bota Sot

Bruno Dita: Kur erdha presidenti më tha jemi për “all-in”

Dinamo fitoi mbrëmjen e sotme Kupën e Shqipërisë duke mposhtur Egnatian falë goditjeve të penalltive.

Në përfundimin e takimit, Bruno Dita ka dalë të flasë për mediat.

“Dëmtimi më ka lënë shumë gjatë jashtë, por erdha në momentin e duhur me këtë Kupë.

Ishalla edhe me një Kupë tjetër. Në krahasim me futbollin në Maqedoni, këtu është shumë më lart edhe prej fushave.

Dinamon e gjeta pak me kokë poshtë, por kur erdha presidenti më tha që do shkojmë “all-in”.

Kupën e fituam dhe tani shkojmë edhe për kampionatin. Nuk jam në gjëndjen maksimale ajo dihet, por për ekipin jam maksimumin”, u shpreh Dita.



Lexoni të gjitha në Bota Sot