Ruud Gullit tregon situatën te Chelsea

- Bota Sot

Ruud Gullit tregon situatën te Chelsea

Legjenda, Ruud Gullit, ka folur për situatën e Chelseat, sidomos me pronarët e rinj amerikan.

Gullit tregoi një histori, kur ditë më parë takoi pronarin, Todd Boehly dhe ky i fundit as që e njohu legjendën holandeze.

“Takova pronarin e Chelseat, Todd Boehly. U prezantova dhe i thashë: Përshëndetje, unë jam Ruud Gullit. Ai më tha: çfarë bëni ju…”?

“Mirë i thashë, unë kam luajtur futboll, kam qenë lojtar dhe trajner i Chelseat. Ai tha – vërtet? Kur keni luajtur për Chelsean”? Ai nuk ia kishte idenë. Ata nuk dinë asgjë për këtë klub. Chelseat i ka humbur DNA-ja”, u shpreh Ruud Gullit

Ruud Gullit ishte transferuar te Chelsea si futbollist gjatë vitit 1995 nga Sampdoria. Ai ishte pensionuar pikërisht te klubi i bluve të Londrës. Edhe pse lojtar, në vitin 1996, Gullit e mori stolin e klubit deri në vitin 1998, duke fituar titullin e FA Cup.



Lexoni të gjitha në Bota Sot