Erik ten Hag favorit për të zëvendësuar Alonson

- Bota Sot

Erik ten Hag favorit për të zëvendësuar Alonson

Erik ten Hag raportohet se është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Bayer Leverkusen pas largimit të pritshëm të Xabi Alonsos në fund të këtij sezoni.

Megjithëse Alonso ka edhe një vit kontratë me kampionët aktualë të Bundesligës, ai pritet të largohet këtë verë për të pasuar Carlo Ancelottin në stolin e Real Madridit.

Sipas të përditshmes gjermane “Kicker:, Bayer Leverkusen ka nisur prej kohësh punën për të gjetur pasuesin e Alonso-s dhe tashmë janë fokusuar te Ten Hag.

Trajneri holandez është i lirë pas shkarkimit nga Manchester United më herët këtë sezon. Bisedimet mes palëve janë në fazë të avancuar dhe sipas burimeve, një marrëveshje verbale tashmë është arritur për bashkëpunim nga fundi i këtij sezoni.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Ten Hag do të rikthehet në Bundesligë, këtë herë në krye të një skuadre që vitin e kaluar ka fituar titullin e kampionit për herë të parë në histori.



Lexoni të gjitha në Bota Sot