Sahiti aktivizohet në pjesën e dytë, Hamburg afër Bundesliga I

- Bota Sot

Sahiti aktivizohet në pjesën e dytë, Hamburg afër Bundesliga I

Skuadra e Hamburgut ka shënuar fitore të thellë në udhëtim, me rezultat 4:0 ndaj Darmstadt-it, në takimin e javës së 32-të të Bundesliga II.

Golat i realizuan Reis (23), Konigsdorffer (57), Selke (80) e Glatzel (90+5).

Futbollisti Emir Sahiti u paraqit nga minuta e 46-të në fitoren e thellë të Hamburgut.

Hamburgu merr kreun me 56 pikë po ka një ndeshje më shumë se Koln në pozitën e dytë me 54 pikë. 

Darmstadt është në vend të 12-të me 39 pikë të mbledhura.

Hamburgu është afër elitës ku kan mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të garave.



Lexoni të gjitha në Bota Sot