Tedi Cara me formë të jashtëzakonshme në Ukrainë

- Bota Sot

Tedi Cara me formë të jashtëzakonshme në Ukrainë

Cara me formë të jashtëzakonshme në Ukrainë, gol dhe asist për të udhëhequr skuadrën në luftën drejt titullit kampion

Tedi Cara është lojtari i momentit të Oleksandrija në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit asistoi dhe shënoi gol në fitoren e sotme përballë Polisia Zhytomyr.

3 pikë të arta që erdhën nga këmbët e Carës, i cili po udhëheq Oleksandrijën në luftën për titullin kampion. Aktualisht skuadra e tij ka 4 pikë më pak se Dinamo Kiev që kryeson renditjen.

25-vjeçari u afrua në janar te klubi ukrainas. Vetëm në tri ndeshjet e fundit ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar një tjetër.

Te Polisia Zhytomyr ndërkohë kujtojmë se luan Andri Hadroj. Ky i fundit ndërkohë nuk llogaritet te skuadra e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot