Tifozët e Real Madridit vendosin banderolën për të festuar disfatën e Barçës

- Bota Sot

Tifozët e Real Madridit vendosin banderolën për të festuar disfatën e Barçës

Tifozët e Real Madridit duket se po prisnin me padurim disfatën e Barcelonës në Champions League.

Disa prej tyre falenderuan publikisht Interin që skualifikoi katalanasit me fitoren e mbrëmshme në Milano në kohën shtesë.

Tifozët madrilenë vendosën një banderolë përpara kampit të Real Madridit në Valdebebas, ku shkruhej “Grazie, Inter” (Faleminderit, Inter).

Real Madridi u eliminua nga Champions League në çerekfinale nga Arsenali, skuadër e cila sonte luan kundër PSG-së në Paris.



Lexoni të gjitha në Bota Sot