Llapi i Podujevës nuk ka rrugëdalje tjetër përveç fitores ndaj Ferizajt, çdo rezultat tjetër e fut në zonën e kuqe përkatësisht të barazhit.
Kryetrajmeri i Llapit, Tahir Batatina, ka mobilizuar skuadrën, fitore ose asgjë!
Llapi aktualisht mban vendin e tetë me 40 pikë e Ferizaj renditet në të katërtin me 48 sosh.
Ndeshja e javës së 33-t mes Llapit e Ferizajt pritet me padurim në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Nesër kemi ndeshje shumë të rëndësishme në Albi Mall Superligë ndaj FC Ferizaj! Djelmoshat tanë kanë nevojë për mbështetjen e çdo tifozi llapjan në tribunat e stadiumit.
Ftojmë të gjithë “Legjendat” dhe çdo tifoz llapjan që nesër të mbushim stadiumin ”Zahir Pajaziti” dhe t‘u japim përkrahjen e merituar djelmoshave tanë.
Nesër është dita kur duhet dëshmuar me praninë tuaj besimin dhe mbështetjen për skuadrën!
Zëri juaj na jep forcë drejt fitores”, njofton KF Llapi.