Largim me peshë nga Teuta, 24-vjeçari u jep lamtumirën durrsakëve

- Bota Sot

Largim me peshë nga Teuta, 24-vjeçari u jep lamtumirën durrsakëve

Ergys Peposhi është largimi i parë nga Teuta.

Sulmuesi ka vendosur të ndajë rrugët me durrsakët pas këtij sezoni.

Gjithçka e ka zyrtarizuar vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Lojtari falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa shkruan se me “Djemtë e Detit” ka kaluar momente të bukura në Durrës.

“Faleminderit KF Teuta!

Nga sot nuk jam me pjes e klubit Teuta.

Dua te falenderoj Presidentin ,Drejtorin e klubit ,te gjith Tranjerat qe kam punuar gjat ketyre dy viteve.

Nje Falenderim dhe per tifozat  “Djemt e Detit” per perkrahjen e tyre .

Nje falenderim i madh shkon per Cunat e ekipit qe kaluam sebashku shum momente .

Qoft ato te bukurat ,qoft dhe ato te veshtira .

Klubit Teuta i uroj vetem suksese ne vazhdim .

Me respekt

Ergys Peposhi !”, ka shrkuar ne postim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot