Erald Çinari shpallet kampion me Noah

- Bota Sot

Erald Çinari shpallet kampion me Noah

Vetëm një sezon në kampionatin armen, Erald Çinari ka arritur të bëhet protagonist.

Ish-sulmuesi i Superiores është shpallur kampion i Armenisë ditën e sotme me skuadrën e Noah.

Ekipi nga Jerevani arriti një fitore pak më parë ndaj Pyunik Jerevanit me rezultatin e ngushtë 2-1.

Kaq i mjaftoi ekipit të Çinarit që të shpallej kampion për këtë sezon.

Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fushën e lojës sot në minutën e 64-t të takimit.

23 ndeshje të zhvilluara nga shkodrani në kampionat, Çinari ka arritur të gjejë 13 herë rrjetën dhe ka asistuar 9 herë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot