Kompany: Fitojmë edhe për Mullerin, do të na mungojë!

- Bota Sot

Kompany: Fitojmë edhe për Mullerin, do të na mungojë!

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Vinsent Komoany, ka folur para takimit të sotëm në Bundesligë kundër Borusia Mynshengladbah.

Kjo është ndeshja e fundit për Bajernin në shtëpi e për rrjedhojë edhe e fundit për Thomas Mullerin para publikut të vet në “Allianz Arena”. Ndaj për trajnerin belg të Bajernit detyra e skuadrës është e qartë.

“Plani ynë është i qartë për këtë ndeshje.

Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje, është e fundit për Thomas Mullerin në Mynih dhe ne nuk duam t’ia prishim festën atij”, deklaroi trajneri i 34 herë kampionëve të Gjermanisë.

Kompani nuk i ka kursyer batutat as me veteranin e Bayernit.

“Nuk jam budalla. Nuk dua ta prish vetë festën, tha Kompani. – Nuk dua që i vjetri mund të fillojë përsëri nga e para”. Një batutë kjo e teknikut të Bajernit, që është shoqëruar me të qeshura mes të pranishmëve në konferencën për shtyp të tij..



Lexoni të gjitha në Bota Sot