Befason Interi

- Bota Sot

Befason Interi

Po i afrohemi me shpejtësi finales së Champions League më 31 maj midis Paris Saint-Germain dhe Interit, e planifikuar të zhvillohet në Allianz Arena në Mynih.

Meqenëse shorti në Nyon ka përcaktuar që francezët do të luajnë në shtëpi.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique është gati të dalë në fushë me uniformën e tyre të shtëpisë, ngjyrën ikonike blu me një vijë të kuqe dhe të bardhë në pjesën e përparme dhe flamurin francez në pjesën e pasme.

Interi, nga ana tjetër, shkruan Sport Mediaset, duket se ka marrë vendimin e papritur për të veshur fanellën e tretë, atë të verdhë, me portierin Yann Sommer të veshur me një uniformë portokalli, të njëjtën që veshi në ndeshjen në San Siro kundër Barcelonas, kur u shpall edhe lojtari i ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot