Edhe pse është dita kur Bayern do të festojë titullin e 33-të në kampionat, Thomas Müller është në qendër të vëmendjes, pasi ai bëri paraqitjen e tij të fundit në Allianz Arena.
Vincent Kompany i dha 35-vjeçarit një vend në formacionin titullar, ndërsa ai luajti ndeshjen e tij të 750-të për klubin.
Ndeshja u fitua pa shumë probleme nga Bayern me rezultatin 2-0 falë golave të realizuar nga Harry Kane (31′) dhe Olise (90′).
Megjithatë, momenti më emocionues i ndeshjes ka qenë në minutën e 84-t kur Muller është zëvendësuar nga Gnabry dhe gjithë stadiumi është ngritur në këmbë për ta nderuar.