Real Madrid ngulmon për ish-mbrojtësin e Juves, bën gati ofertën në verë

- Bota Sot

Real Madrid ngulmon për ish-mbrojtësin e Juves, bën gati ofertën në verë

Dean Huijsen është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos europiane, pas një sezoni të shkëlqyer me fanellën e Bournemouth.

Mbrojtësi i ri spanjoll, i lindur në vitin 2005 dhe ish-lojtar i Juventusit, ka tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mëdha në Premier League, mes tyre Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Manchester United, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën prej 50 milionë euro të vendosur në kontratën e tij.

Megjithatë, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, asnjë nga këto klube nuk është në krye të dëshirës së futbollistit. Huijsen ka një ëndërr të qartë: të veshë fanellën e Real Madridit. Në favor të kësaj dëshire është edhe Xabi Alonso, trajneri i ardhshëm i “Los Blancos”, i cili është një admirues i madh i potencialit të mbrojtësit 19-vjeçar dhe e sheh si një investim strategjik për të ardhmen e mbrojtjes së klubit.

Për momentin, gara për Huijsen mbetet e hapur, por Real Madrid ka kaluar në avantazh në garën për firmën e tij, duke marrë parasysh dëshirën e vetë lojtarit dhe vlerësimin që gëzon nga stafi i ri teknik në “Santiago Bernabéu”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot