Matuidi: PSG-ja është rikuperuar pas largimit të Mbappes

- Bota Sot

Matuidi: PSG-ja është rikuperuar pas largimit të Mbappes

Ish-mesfushori i Juventusit, Blez Matuidi ka folur për finalen e Ligës së Kampioneve, mes PSG-së dhe Interit.

Pesë herë kampion i Ligue 1 me klubin parizien midis viteve 2011 dhe 2017, ai është i bindur se “një pjesë e madhe e vendit” do të mbështesë ekipin e Luis Enrikes, i cili mund të bëhet ekipi i dytë francez që ngre trofeun me veshë të mëdhenj pas Marsejës në vitin 1993.“Ata do të kenë një qytet të tërë pas tyre.

Është diçka e jashtëzakonshme për qytetin e Parisit të përjetojë këtë finale të Ligës së Kampioneve”, tha fituesi i Kupës së Botës 2018, në takimin e Kongresit të 75-të të FIFA-s në selinë e CONMEBOL në Asuncion.

“Parisi ka arritur të rikuperohet pas largimit të Mbapes. Kilië po bën gjëra të shkëlqyera në nivel individual në Madrid, por Dembele e ka zëvendësuar atë në një mënyrë të shkëlqyer dhe po kalon një sezon të jashtëzakonshëm. Të gjithë e njohin talentin e tij, por tani ai është bërë efektiv, kjo është ajo që bën diferencën.”

Matuidi nuk arriti kurrë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve me PSG-në, të cilën e la në verën e vitit 2017 për t’u bashkuar me Juventusin. Ishte pas largimit të tij, në vitin 2020, që klubi arriti në finalen e parë të Ligës së Kampioneve, duke humbur ndaj Bajern Mynih:

“Interi është një kundërshtar shumë i fortë, një ekip italian i organizuar mirë dhe gjithashtu i aftë të shënojë shumë gola, siç treguan kundër Barcelonës. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer futbolli, shpresojmë me një fitore për Parisin”, deklaroi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot