Inter ka shtuar interesin për sulmuesin 21-vjecar francez Ange-Yoan Bonny, që luan në Serie A me skuadrën e Parma (6 gola këtë sezon në 28 ndeshje). Drejtuesit zikaltër kanë muaj që ndjekin lojtarin, që ka edhe dy vite kontratë me Parma.
Inter i së ardhmes do të ketë një sulm të revolucionarizuar. Kontrata e Correa skadon, por edhe Arnautovic do ta ndjekë atë nga pas.
Ndërkohë që, vlerësimet janë duke u zhvilluar për Taremi, por çdo ofertë do të merret në konsideratë.
Të vetmet pika fikse janë Lautaro dhe Thuram. Për pasojë, do të vijë një sulmues i fuqishëm, një sulmues i tretë që është vërtet i aftë të alternojë me argjentinasin dhe francezin, për sa i përket golave, por jo vetëm.
Inter ka në pronësi Francesco Esposito, protagonist i një viti të shkëlqyer me Spezia, por mund të lihet sërish në huazim. Edhe Castro i Bologna pëlqehet nga klubi, por duket se Bonny është ai më i pëlqyeri mes profileve që po ndjek klubi.
Ai ka një fizik imponues dhe cilësi të mira teknike: konsiderohet si një diamant i papërpunuar, që duhet rafinuar, një lojtar në të cilin duhet investuar për një periudhë afatgjatë. Vetë Chivu, i cili e ka stërvitur atë për disa muaj, ua “rekomandoi” drejtuesve të Inter, që i kërkuan informacion mbi këtë çështje.