Capello: Askush nuk do të dorëzohet deri në 90 minutat e fundit

- Bota Sot

Capello: Askush nuk do të dorëzohet deri në 90 minutat e fundit

Ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit, Fabio Capello gjatë një interviste të dhënë për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport” u ndal te titulli i Serisë A duke u shprehur se është i bindur që Napoli nuk gabon më dhe fiton.

“Tani është çështja të mos bëhen më gabime dhe jam i bindur se Napoli nuk do të bëjë më gabime. 

Në të njëjtën kohë, besoj se për të njohur kampionët e ardhshëm të Italisë do të duhet të presim kilometrin e fundit të këtij sprinti të bukur,.

Sepse Interi ka mendjen e lirë dhe energjinë e duhur për të luajtur kundër Lacios dhe për ti mposhtur. Askush nuk do të dorëzohet deri në 90 minutat e fundit”, deklaroi Capello.



Lexoni të gjitha në Bota Sot