Crystal Palace është fitues i Kupës së Anglisë (FA Cup) në futboll.
Skuadra nga Londra ka befasuar Mancheester Cityn duke e mposhtur me rezultat 1:0, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Wembley” në Londër.
Eze në minutën e 16-të ka realizuar për fitoren Crystal Pakaces.
Munoz me një depërtim nga pozicioni i majtë, për bukuri ka asistuar deri të Eze i cili nga rreth 11-12 metra ka shënuar, duke e tronditur skuadrën e Manchester Cityt.
Skuadra e Manchester City ka pas rastin më të mirë në minutën e 36-të por Marmoush ka dështuar nga penalltia.
Skuadra e Pep Guardiolës ka zhgënjyer dashamirët e saj.
Nga ana tjetër, Crystal Palace në festë duke shënuar sukses të madh në fund të edicionin 2024-2025.