Vazquez do të largohet nga Reali pas Botërorit të Klubeve

- Bota Sot

Vazquez do të largohet nga Reali pas Botërorit të Klubeve

Lucas Vazquez do të largohet nga Real Madridi.

Ai do të largohet nga klubi madrilenë pas 18 vjetësh në klub dhe me ardhjen e Alexander-Arnoldit te Reali, ulen edhe mundësitë e tij për të qenë startues në sezonin e ardhshëm.

Vazquez do të largohet pas përfundimit të Botërorit të Klubeve, që fillon në qershor.

Spanjolli iu kishte bashkuar Realit në vitin 2007, ku luajti për të gjitha grupmoshat.

Ai më pas ishte pjesë e Espanyolit në formë huazimi, për sezonin 2014-15.

Vazquez më pas u inkuadrua në skuadrën e parë të Real Madridit në vitin 2015, ku bëri 399 paraqitje duke shënuar 28 gola dhe 73 asistime dhe fitoi tituj të shumtë..



Lexoni të gjitha në Bota Sot