Dembéle: Topi i Artë? Mendoj për skuadrën

- Bota Sot

Dembéle: Topi i Artë? Mendoj për skuadrën

Ousmane Dembélé foli për mediat përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit. Sulmuesi, i cili ishte ylli i ecurisë së skuadrës drejt Mynihut me një sërë golash, i ka të qarta idetë.

“Gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta, por ne kemi besim, sepse në vitin 2025 ishim shumë mirë dhe bëmë shumë përpjekje për të luajtur për kupën. Shpresojmë të ngremë trofeun”.

“Të luash në një finale të Ligës së Kampioneve është madhështore, është hera ime e parë dhe dua të shijoj çdo moment. Do ta jetoj me një buzëqeshje dhe përqendrim pasi e dimë që PSG nuk e ka fituar kurrë.”

Për Topin e Artë të mundshëm: “Kur luan për PSG-në ka diçka më të rëndësishme se një çmim individual”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot