Deco: Na pëlqen Luis Diazi!

- Bota Sot

Deco: Na pëlqen Luis Diazi!

Deco, drejtori sportiv i Barcelonës ka folur për disa lojtarë, të cilët mund të transferohen te skuadra katalunase gjatë afatit kalimtar të verës.

Legjenda e futbollit portugez thotë se i pëlqejnë dy lojtarë të krahut, që momentalisht luajnë në Premier League.

Bëhet fjalë për lojtarin e Liverpoolit, Luis Diazin dhe Marcus Rashfordin.

“Po neve na pëlqejnë Luis Diaz, na pëlqen Rashford, na pëlqejnë edhe disa anësorë të tjerë.

“Por ne nuk flasim për lojtarët tjerë që kanë kontrata me klube”, u shpreh Deco

Kujtojmë se Barcelona është e interesuar për t’i siguruar shërbimet e një lojtari anësor. Rashford flitet se mund t’i bashkohet klubit katalunas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot