Ansu Fati pritet të largohet përfundimisht nga Barcelona gjatë verës.
Sulmuesi 22-vjeçar është afër marrëveshjes me skuadrën e Monacos.
Skuadra franceze ka bërë ofertën fillestare në drejtim të Barcelonës, për huazim me klauzolë blerjeje.
Në ofertë gjithashtu është përfshirë një klauzolë e rëndësishme, ku në rast se Monaco vendos ta shes Ansu Fatin në të ardhmen, do të përfitonte edhe skuadra katalanase.
Fati është i hapur për këtë transferim, pasi Monaco dëshiron ta bëjë atë një nga lojtarët kyç për sezonin e ardhshëm.