Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi ishte sot dëshmitarë te një skandalit të madh në kryeqytetin malazez.
Një skandal i paparë deri me tash.
Gjyqtarët nuk patën rrugë tjetër përveç të ndërprejnë takimin në minutën e 52-të kur rezultati ishte 0:0.
“Tifozët e Buduçnostit të Podgoricës injoruan lutjet e shumta nga gjyqtarët dhe spikeri oficiel për të mos hedhur gjësende në fushë.
Pasi injoruan paralajmërimin e fundit, atyre iu dhanë 15 minuta për t’i lëshuar tribunat, meqenëse kjo nuk ndodhi, ndeshja u ndërpre përfundimisht dhe rezultati zyrtar do të regjistrohet si 0:3 për ekipin shqiptar Deçiqi nga Tuzi.
Asgjë e re kur bëhet fjalë për të ardhmen. Në fushë këtë sezon, dominimi u kurorëzua me ngritjen e kupës sot, brenda klubit dhe në tribuna - skandal pas skandali.
Dita festive në të cilën Buduçnosti fitoi trofeun e kampionit malazez, i shtati në historinë e klubit, u prish nga një episod i ri i shëmtuar i drejtuar nga tifozët "Varvari", të cilët edhe një herë fyen trajnerin Ivan Brnoviq.
Tifozët e Buduçnostit e kanë “ftuar” trajnerin e kampionëve të Malit të Zi për muaj të tërë, duke përdorur fyerje dhe sllogane të ndryshme për t’i kërkuar largimin nga klubi, dhe asgjë e re nuk ndodhi në ndeshjen me Deçiqin në javën e fundit të kampionatit”, shkruan media malazeze ”Pobjeda”.
“Në fund të ndeshjes së ndërprerë, lojtarët dolën në tribuna, kënduan me tifozët, u dhanë atyre fanella”, shkruan më tej.