Vendasit nuk fitojnë që nga 1962

- Bota Sot

Vendasit nuk fitojnë që nga 1962

-Pasi kishte humbur vetëm një nga shtatë përballjet e para kundër Juventusit në Serinë A (1 fitore, 5 barazime), Venecia ka pësuar 16 humbje në 20 ndeshjet e mëpasshme (1 fitore, 3 barazime). Vetëm Milani (18) e ka mposhtur më shumë herë ekipin nga laguna sesa skuadra bardhezi (17).

– Fitorja e fundit e Venecias në shtëpi kundër Juventusit në Serinë A daton në prill të vitit 1962, që atëherë, katër fitore për Juven dhe dy barazime, përfshirë edhe atë në përballjen më të fundit, në dhjetor 2021. Dy skuadrat nuk kanë barazuar dy herë radhazi në Veneto që nga viti 1940.

– Në nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit, Venecia nuk ka përsëritur të njëjtin rezultat dy herë radhazi (2 fitore, 4 barazime, 3 humbje), duke humbur në sfidën më të fundit ndaj Kaljarit.

– Venecia ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat (1 humbje), përfshirë edhe atë më të fundit, po aq fitore sa në 13 ndeshjet e mëparshme në shtëpi (5 barazime, 6 humbje). Skuadra nga laguna nuk ka arritur dy fitore radhazi në shtëpi në Serinë A që nga janari i vitit 2000, kur në stol ishte Luçiano Spaleti.

– Juventusi ka fituar dhe ka mbajtur portën e paprekur në ndeshjen e fundit të sezonit në dy sezonet e fundit. Bardhezinjtë nuk kanë regjistruar tre “clean sheet” radhazi në javën e fundit të kampionatit që nga periudha 1980- 1982, hera e vetme në historinë e tyre që ia kanë dalë.

– Në katër transfertat me Igor Tudorin në stol, Juventusi nuk ka fituar asnjë (3 barazime, 1 humbje). Trajneri i fundit i Juves që nuk ka fituar në pesë ndeshjet e para jashtë fushe në Serie A ishte Vyçpalek (pesë barazime në vitin 1971).

– 53% e golave të shënuar nga Venecia këtë sezon në kampionat kanë ardhur nga goditje standarde (16 nga 30), përqindja më e lartë në Serinë A këtë sezon.

Nga ana tjetër, vetëm Komo (12%) ka përqindje më të ulët sesa Juventusi (16%) për këtë tregues.

– Pas dy asisteve në ndeshjen e fundit, Kenan Jildiz ka arritur në 10 kontribute direkte në gola këtë sezon (gjashtë gola, katër asistime), duke qenë lojtari më i ri në Serinë A që arrin shifër dyshifrore në këtë aspekt. Me turkun titullar, Juventusi ka një mesatare prej 2.1 pikësh për ndeshje këtë sezon, e cila bie në më pak se gjysma (1.0) në 10 ndeshjet ku ai nuk ka luajtur nga minuta e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot