Kapiteni zikaltër shënjestron Champions-in dhe “Topin e Artë”

- Bota Sot

Kapiteni zikaltër shënjestron Champions-in dhe “Topin e Artë”

Lautaro Martínez është gati të rikthehet në skenë.

Pas 25 ditësh mungesë, kapiteni i Interit do të rikthehet titullar në finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih, ku ëndërron ta mbyllë sezonin me një triumf europian dhe të kandidojë seriozisht për “Topin e Artë”.

Keqardhja për titullin e humbur në Serie A ende djeg.

Në ndeshjen e fundit Lautaro nuk bëri as nxehjen. Plani ishte i qartë: duke qenë jashtë loje për titullin, Interi e përqendroi gjithçka te finalja e Mynihut.

Megjithatë, mungesa e tij ndaj Lazios, në momentin vendimtar të kampionatit, konsiderohet e rëndë. Statistikat flasin për një rënie: 12 gola në kampionat këtë sezon kundrejt 24 të një viti më parë, por me rendiment të shkëlqyer në Europë: 9 gola në Champions League.

Inzaghi e mbajti Interin në garë në dy fronte me “dy sulmues e gjysmë”: Lautaro dhe Thuram të pazëvendësueshëm, Taremi i dobishëm vetëm në disa momente, ndërsa Arnautovic dhe Correa dhanë shumë pak. Ajo që bëri diferencën ishte forca e grupit, me 21 lojtarë që kanë shënuar mes kampionatit dhe kupës.

Në Mynih, Lautaro do të jetë pika e referimit. Nuk ka 90 minuta në këmbë, por do të japë gjithçka, sepse ajo e “Allianz Arena” është më shumë se një finale Championsi. Është rasti për t’u konfirmuar si lider i padiskutueshëm, për të shlyer penalltinë e humbur një vit më parë në Madrid dhe ushqyer garën për “Topin e Artë”. Të paktën kështu shkruan “Corriere della Sera”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot