Llapi fiton, në barazh kërkon mbetjen në elitën e futbollit

- Bota Sot

Llapi fiton, në barazh kërkon mbetjen në elitën e futbollit

Llapi i Podujevës ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Dukagjinit të Klinës, në ndeshjen e javës së fundit të elitës së futbollit të Kosovës. 

Llapjanët përkundër fitores, nuk e kanë qetësinë për faktin se i pret edhe ndeshja finale e barazhit me Vushtrrinë në luftë për të siguruar ekzitencën.

Llapi ka përfunduar në vend të tetë me 47 pikë e Dukagjini në të gjashtin me 49 sosh.

Llapjanët kanë një javë të vështirë, për arsye se ndeshjet e barazhit si gjithmonë janë të paparashikuesbm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot