Barcelona ka arritur një marrëveshje pesëvjeçare në parim me agjentët e Joan Garcia për një transferim të mundshëm gjatë verës, raporton Roger Torello nga Mundo Deportivo.
Megjithatë, vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, pasi portieri duhet të takohet me përfaqësuesit e tij për të analizuar të gjitha opsionet në tavolinë.
Pas një sezoni mbresëlënës me Espanyolin, Garcia ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, por Barcelona mbetet më e interesuara.
“Katalanasit” e shohin atë si një investim të rëndësishëm për të ardhmen, veçanërisht për aftësitë e tij si portier modern që zotëron mirë lojën me topin në këmbë.
Garcia ka treguar nivel të lartë gjatë gjithë sezonit dhe është konsideruar një nga lojtarët kyç që ndihmuan Espanyolin të qëndrojë në garë për rikthim në elitë.
Përveç Barcelonës, në garë për shërbimet e tij janë edhe Arsenal, Newcastle, Aston Villa, Napoli, Interi dhe Bayer Leverkusen, ekipe që i ofrojnë mundësi të ndryshme për minutazh dhe zhvillim.