Gasperini nuk vazhdon me Atalantën, kërkon sfidë tjetër

- Bota Sot

Gasperini nuk vazhdon me Atalantën, kërkon sfidë tjetër

Sipas “Sportitalia”, Xhian Piero Gasperini është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Romën dhe mund të njoftojë largimin nga Atalanta.

Gjithçka ndodhi me shpejtësi gjatë ditës së djeshme, kur trajneri zhvilloi një takim të paplanifikuar me drejtuesit e klubit në Bergamo. Atalanta i kishte ofruar një kontratë të re deri në qershor 2027, por Gasperini bëri të ditur se nuk kishte më dëshirë të qëndronte për sezonin e dhjetë radhazi.

Sipas raportimeve, arsyeja nuk lidhej as me pagën dhe as me strategjinë e merkatos, por me bindjen e tij se kishte dhënë gjithçka për këtë projekt dhe kërkonte një sfidë të re.
Në ndërkohë, kanë dalë lajme se ai është në kontakt të drejtpërdrejtë me Romën, përmes ndërmjetësimit të Klaudio Ranierit.

Eksperti i merkatos, Alfredo Pedullà, konfirmon se zyrtarizimi i largimit nga Atalanta mund të ndodhë që në mëngjesin e së mërkurës. Oferta e Romës është një kontratë trevjeçare me pagë rreth 5 milionë euro në sezon, plus bonuse, e njëjta ofertë që iu bë më parë edhe Çesk Fabregasit.

Thuajse gjitha mediat italiane kanë raportuar se ka një marrëveshje në parim dhe zyrtarizimi është çështje orësh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot