Skuadrat e Osogovës dhe Konjarit, do të garojnë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, përpos disfatave në sfidat balotazhit në këtë konkurencë garash.
Ky është vendimi i fundit i FFM-së, pas largimit nga garat të Gostivarit dhe Voska Sportit dhe poashtu në bazë të shortit, që u organizua në selinë e Shtëpisë së Futbollit.
Me këtë rast humbësi më i madh ishte skuadra e Prespës, e cila nuk kishte fat në short dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Tretë.
Kujtojmë se në sezonin e ri të Ligës së Dytë, do të garojnë edhe Teteksi, Shkëndija e Haraçinës dhe Slloga e Vinicës, si fitues të përballjeve të balotazhit.