PSG, paradë në Champs Elysees nëse fiton Champions

- Bota Sot

PSG, paradë në Champs Elysees nëse fiton Champions

Drita jeshile ka mbërritur, Paris Saint-Germain do të ketë mundësinë të festojë fitoren e mundshme të Champions League ndaj Interit të shtunën në mbrëmje në Mynih me një paradë në një autobus dykatësh përgjatë Champs Elysées të dielën.

Autorizimi ka ardhur në përfundim të mbledhjes së mëngjesit të sotëm në selinë e policisë së Parisit.

Megjithatë, nëse të shtunën në mbrëmje do të ketë trazira të ngjashme me ato që karakterizuan pas ndeshjen PSG-Arsenal, festimi do të anulohet.

Sipas RMC Sport, e cila citon gjithashtu burime nga forca e policisë së kryeqytetit francez, autoritetet tani po përgatisin programin për të siguruar rendin publik të shtunën në mbrëmje dhe po bien dakord hap pas hapi me klubin për çdo demonstrim të mundshëm të dielën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot