Shqiptarët apo malazezët në podiumin fitues, gjithçka dihet sonte

- Bota Sot

Shqiptarët apo malazezët në podiumin fitues, gjithçka dihet sonte

Skuadra shqiptare Deçiqi Admiralbet nga Tuzi dhe ajo malazeze Mornari i Tivarit, sonte (20.30) do të ndeshen mes vete në finalen e Kupës së Malit të Zi.

Finalja e madhe luhet në Nikshiq, përveç që luftohet për trofeun edhe për daljen në garat evropiane. 

“Këto dy ekipe do të luajnë për trofeun e parë të Kupës në historinë e klubit, dhe finalja do të luhet në Nikshiq për herë të parë. Si kujtesë, të gjitha 17 ndeshjet e deritashme finale u luajtën në Stadiumin e Qytetit në Podgoricë.

Finalja e këtij viti, përveç trofeut, i sjell fituesit edhe një vend në kualifikueset e Conference League.

Për këtë arsye tifozët e futbollit presin një ndeshje interesante dhe të paqartë”, shkruan media malazeze “Dan”.

“Po hyjmë në këtë ndeshje plotësisht të përgatitur. Jam i kënaqur me formën në tre javët e fundit, jo aq shumë në aspektin e rezultateve, por loja më jep të drejtën të besoj se mund ta arrijmë qëllimin.

Kam respekt të madh për ekipin e Deçiqit, kolegun Brnoviç, e di që do të jetë e vështirë për ne, sepse ky është një kundërshtar i vështirë, i cili ishte kampion vitin e kaluar. Do të vendosin për gjërat e vogla, por çfarë trajneri kryesor do të isha unë nëse nuk do të besoja plotësisht te skuadra”, tha trajneri i Mornarit Zoran Gjurashkoviq.

Nga ana tjetër, trajneri i Deçiqit, Nenad Brnoviq, beson se skuadra e tij mund të arrijë kupën në përpjekjen e tretë.

“Fakti është se në ndeshjen e fundit e mposhtëm Mornarin, por skuadra ishte në një krizë rezultatesh, tani e ka rritur formën e saj.

Kjo është një skuadër me shumë përvojë, e cila qëndroi e bashkuar, fitoi vendin e dytë sezonin e kaluar dhe luajti shkëlqyeshëm në Evropë.

Sa për ne, kemi cilësi të shkëlqyeshme dhe nuk do të na mungojë motivimi.

Djemtë janë të vetëdijshëm për atë që sjell loja. Mendoj se do ta arrijmë trofeun”, tha Brnoviq.

Formacionet e mundshme 

Mornar – Deçiqi AdmiralBet
Stadiumi: pranë Bistricës. 
Kapaciteti: 5,555. 
Gjyqtar: Milosh Boshkoviq (Podgorica). 
Asistentë: Marjan Paunoviq (Berane) dhe Nikola Radulloviq (Podgoricë). 
Gjyqtari i katërt: Dalibor Vujisiq (Podgoricë). 
Delegat: Delegat: Petar Stojanoviq (Podgoricë). 
Kontrolluesi i arbitrit: Dragisha Drljević (Berane). 
Mornari: Dragojeviq, Jao, Ljutica, Baoshiq, Kallugjuroviq, Vukoviq, Gjurishiq, Kisi, Vushuroviq, Shkrijelj, Sekuliq.
Deçiqi: Nikiq, Dreshaj, Ujkaj, Tomasheviq, Lulgjuraj, Bajoviq, Korea, Bozhoviq, Kajeviq, Endijaj, Strikoviq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot