Mexhiti mirëpriti përfaqësuesit e Bashkimit, Arsimit dhe Shkëndijës së Haraçinës

- Bota Sot

Mexhiti mirëpriti përfaqësuesit e Bashkimit, Arsimit dhe Shkëndijës së Haraçinës

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti ka pritur në qeveri përfaqësuesit e klubeve të KF Bashkimi nga Kumanova si dhe KF Arsimi nga Çegrani, që edicionin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Parë.

Gjithashtu Mexhiti, priti edhe përfaqësuesit e Shkëndijës së Haraçinës, të cilët pas gati tre dekadave u rikthyen në Ligën e Dytë.

“Me kënaqësi mirëprita përfaqësuesit e klubeve Arsimi nga Çegrani dhe Bashkimi nga Kumanova për ngjitjen në Ligën e Parë, si dhe Shkëndinë e Haraçinës për kalimin në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. I përgëzova për këto arritje të rëndësishme dhe ju urova suksese të mëtejshme në sfidat e reja që i presin. U theksova se mbështetja institucionale për sportin dhe për klubet shqiptare do të jetë gjithmonë pjesë e angazhimit tim.

Sukseset e tyre janë dëshmi se me punë dhe përkushtim, çdo komunitet mund të ngjitet më lart.

Sporti na bashkon dhe na forcon si kolektiv. Kur jemi të bashkuar, nuk ka ligë që nuk e kalojmë, as sfidë që nuk e fitojmë!”, – ka shkruar Mexhiti.

Kujtojmë KF Arsimi u ngjit dirket në Ligën e Parë, derisa Bashkimi një gjë të tillë bëri përmes ndeshjes së balotazhit, duke mundur KF Besën e Dobërdollit. Përmes balotazhit, një vend për në Ligën e Dytë siguroi edhe Shkëndija e Haraçinës, që me shifrat 2:1 mundi Osogovën nga Koçani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot