Manchester United–Barcelona, duel gjigantësh për portierin spanjoll

- Bota Sot

Manchester United–Barcelona, duel gjigantësh për portierin spanjoll

Manchester United vazhdon të jetë në ndjekje të Joan Garcia-s, portier 24-vjeçar i Espanyol-it, i cili po konsiderohet si një nga alternativat kryesore për të zëvendësuar André Onana-n në portën e “Djajve të Kuq”.

Sipas raportimeve nga ‘CaughtOffside’, forma jo e qëndrueshme e Onana-s ka detyruar drejtuesit e klubit të shikojnë për një zgjidhje të re mes shtyllave në prag të sezonit të ardhshëm.

Garcia ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh, një shumë që Manchester United e konsideron një mundësi të arsyeshme për të siguruar një portier me potencial të lartë dhe të ardhme të gjatë.

Klubi anglez pritet të hapë negociatat në ditët në vijim për të testuar mundësinë reale të marrëveshjes.

Megjithatë, Barcelona mbetet ende në pozita më të mira, të paktën për momentin.

Joan Garcia ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për të ardhmen e tij, duke lënë hapur një dritare që mund ta shfrytëzojë United për të hyrë në garë seriozisht.

Situata po ndiqet edhe nga Arsenali, Manchester City dhe Neëcastle, por aktualisht është skuadra e Amorim-it ajo që po vepron më konkretisht dhe më me ngulm.

Tifozët e United shpresojnë që klubi të bëjë një lëvizje vendimtare, të bindur se Garcia do të ishte një përmirësim i dukshëm krahasuar me Onana-n.

Pas largimit të David de Gea-s, portieri që për vite ishte simbol i qëndrueshmërisë në portën e United, klubi është ende në kërkim të një emri të madh dhe të besueshëm dhe profili i Garcia-s duket të jetë pikërisht ai që kërkojnë në “Old Trafford”.

Gara për të ardhmen e Joan Garcia-s vazhdon dhe pritet të jetë një nga episodet më interesantë të merkatos së verës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot