Milani ka zgjedhur Masimiliano Alegri për detyrën e trajnerit, i cili është gati të rikthehet në pankinën e “djallit” pas eksperiencës së parë (verë 2010-janar 2014) që solli edhe një titull kampion.
Por si do të jetë skuadra që do të formojë trajneri pas gjashtë titujve të tjerë kampionë me Juventus?
Moduli që Allegri pritet të përdorë është 4-2-3-1. Për këtë arsye, ai ka nevojë për përforcime, veçanërisht në mbrojtje ku Pavloviç ka treguar se nuk është në lartësinë e detyrës.
Duke folur për mbrojtjen, synohet mbajtja e Theo Hernandez, ndërsa në të djathtë, duke qenë se Walker nuk do të qëndrojë, mund të kthehet sërish në shënjestër Matty Cash nga Aston Villa.
Duke qenë se do të jetë 4-2-3-1, një modul i përdorur shpesh nga Allegri, do të duhen të paktën edhe dy blerje në mesfushë:
Një për të mbështetur Fofana dhe një emër për mesfushorin e avancuar që do të zëvendësonte Tijjani Reijnders.
Një lojë alternative mund të jetë 3-5-2, e cila mund të favorizojë Santiago Gimenez, një qendërsulmues i zonës së penalltisë.
Në janar, një investim i konsiderueshëm u bë për meksikanin dhe për këtë arsye ai me siguri do të jetë në qendër të projektit të ardhshëm teknik.