Athletic Bilbao ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mesfushorin Mikel Jauregizar, i cili ka firmosur një marrëveshje të re që do ta mbajë të lidhur me klubin bask deri në vitin 2031.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i Bilbao-s, Mikel Gonzalez, i cili u shpreh me superlativa për futbollistin.
“Është një lajm fantastik. Mikel është një lojtar me potencial të lartë ndërkombëtar
Edhe pse është i ri në elitë, është bërë thelbësor për realizimin e objektivave të ekipit falë personalitetit dhe karakterit të tij”, tha Gonzalez.
“Është një mesfushor shumë i kompletuar.
Ka përballuar ngarkesën fizike dhe ka pasur forcën të luajë tre ndeshje në javë. Ai është një lojtar që jep 100% shpirtin tek Athletic”, theksoi ai.
Jauregizar shihet si një nga talentet më premtues të gjeneratës së re të klubit madrilen.