Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani e fitoi këtë sezon titullin e dytë në Serie A me Napolin.
Pas suksesit të arritur në Itali, Rrahmani tashmë ka përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht në New York, për të pushuar pas një sezoni tejet kërkues në aspektin fizik.
Rrahmani nuk është ftuar nga selektori i Kosovës, Franco Foda për dy ndeshjet e qershorit.
Këto dy ndeshje, Kosova i zhvillon në kuadër të miqësoreve, ndaj Armenisë dhe Ishujve Komore, të dyja në “Fadil Vokrri”.
Amir Rrahmani, së bashku me Milot Rashicën e Vedat Muriqin, si garda e vjetër e komëbtares do të jenë mungesat e Kosovës për këtë muaj, me vendet e tyre që janë zënë nga disa emra të rinj.