Skuadra e Ligës së tretë Fortuna me drejtues nga Turqia! Safet Ademi: Mund të bëjmë realitet ëndrën e shumë gjeneratave

- Bota Sot

Skuadra e Ligës së tretë Fortuna me drejtues nga Turqia! Safet Ademi: Mund të bëjmë realitet ëndrën e shumë gjeneratave

Fortuna e Hasanbegut, skuadër kjo që garon në Ligën e Tretë – Veri në Maqedoninë e Veriut, prej kohësh ka vuajtur mungesën e një sponsori stabil, që e ka penguar këtë skuadër për të mos u ngjitur në Ligën e Dytë, apo edhe të parën, shkruan gazeta kombëtare ‘Bota sot’. 

Nga raportet dhe publikimet në rrjetet sociale zyrtare të klubit mund kuptohet se tashmë kësaj pritje, i ka ardhur fundi, pasi klubi nga Hasanbegu, KF Fortuna, falë angazhimeve të pronarit të QS “ER7”, është bërë me sponzor dhe pronar të rinj, që vijnë nga Turqia.

Biznesmeni turk Fatih Sandal, është drejtues i ri skuadrës nga Hasanebgu, që edicionin e kaluar e mbylli në pozitën e dytë. Pikërisht me drejtuesin e ri, nga tabori i Fortunës shpresojnë që sezonin e ardhshëm 2026/27 të promovohen në Ligën e Dytë.

“Besojmë se me ardhjen e sponsorëve më në fund do ja dalim që njitemi në Ligën e Dytë. Në kohë të njëjtë do mund të bëjmë realitet ëndrën e shumë gjeneratave të ish futbollistëve dhe punëtorëve sportiv që edhe në të luajmë në Ligën e Dytë.

Nëse skuadrave tjera ju kemi dhënë shum futbollist përse ata mos të luajnë në fanellën e skuadrës ku i nisin hapat e para në futbollit”, - thotë Safet Ademi, anëtar i bordit drejtues të KF Fortuna.  

“Kam shumë miq që kanë qenë direkt të inkuadruar në punën e klubeve dhe e di se mbretëron një dashuri e madhe për futbollin. Nuk e kisha parashikuar se ekziston një dashuri kaq e madhe për futbollin në Hasanbeg dhe për këtë duhet buxhet. e për këtë jemi këtu.

Të ju them të drejtën, kemi siguruar shumë të dhëna për këtë klub të Ligës së Tretë, duam ta inkuadrojmë në Ligën e Dytë e varësisht nëse mund të sigurojmë luajtje në një rang më lartë apo do mbesin në Ligën e tretë edhe transferimet do kryhen.” – u shpreh Fatih Sandal, sponzor i ri i KF Fortuna. Sandal duke iu drejtuar futbollistëve aktual të kësaj skuadre dhe pjesëtarëvetë akademis së futbollit ndër të tjerat thotë-

“Disa futbollistë shumë më kanë pëlqyer, talent të shkëlqyeshëm dhe qëllimi ynë është që ti promovojmë ata me fokus të zhvillimit të akademisë për të cilën kemi shumë informacione se punon me standard të lartë dhe se nga këtu kanë dalë mjaft futbollist të mirë. Do ti shfrytëzojmë të gjitha linqet me klubet e mëdha turke dhe ti promovojmë talentët” – tha Fatih Sandal, sponzor i ri i KF Fortuna.

Kjo skuadër ndër vite garon me sukses në Ligën e tretë në vendin fqinj dhe dy herë ka luajtur balotazh për kualifikim një rang më lart garash.

Ndryshe klubi nga Hasanbegu është pionier i futbollit në këtë vend. Zanafilla e tij është në mesin e tri skuadrave të para që zyrtarisht janë formuar në vitin 1919, së bashku me Makedonija dhe Napredokun.



Lexoni të gjitha në Bota Sot