PSG-Inter është finalja e sotme e Champions League e cila ka gjithë vëmendjen e tifozëve të futbollit.
Italianët do të kërkojnë që të fitojnë trofeun më të rëndësishëm të këtij sezoni, pasi eliminuan Barcelonën më parë.
Ndërkohë arbitri i këtij takimi do të jetë rumuni 40-vjeçar, Istvan Kovacs, i zgjedhur nga ana e UEFA-s. Interi ka pasur fat sa herë që ka arbitruar Kovacs, duke fituar me të njëjtat shifra, 1-0,
Në 6 nëntor të 2024, Interi u përball me Arsenalin dhe fitoi 1-0 me golin e Calhanoglu.
Më parë kishte arbitruar edhe një ndeshje mes Interit dhe Atletico Madrid, e përfunduar po 1-0, falë një goli të Arnautovic.
Ndërkohë në 2021, Interi do të barazonte me rumunin si arbitër ndaj Shakhtar Donetsk, 0-0.