Kosova U21 dhe Maqedonia e Veriut U21 barazojnë edhe në miqësoren e dytë

- Bota Sot

Kosova U21 dhe Maqedonia e Veriut U21 barazojnë edhe në miqësoren e dytë

Kombëtarja U21 e Kosovës ka barazuar me Maqedoninë e Veriut edhe në miqësoren e dytë.

Takimi i zhvilluar në Shkup u përmbyll pa gola, ashtu sikurse edhe ndeshja e parë, e cila ishte zhvilluar në Prishtinë.

Në udhëtim, Kosova pati paraqitje shumë më të mirë sesa si vendase.

Dardanët e kontrolluan lojën përgjatë gjithë takimit, ndërsa aplikuan edhe disa ndryshime, të cilat janë konsideruar të nevojshme pas analizës së ndeshjes së parë.

Këto dy miqësore ishin një mundësi e mirë për përzgjedhësin Afrim Tovërlani që të testonte skema të ndryshme, me qëllim që në të ardhmen të komponojë një skuadër të fortë dhe konkurruese për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, që fillojnë në muajin shtator.

Ndeshjet me Maqedoninë e Veriut gjithashtu ishin një shans i mirë që futbollistët, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e Kosovës ta dëshmojnë veten. Angazhimi i tyre në këto dy ndeshje, si dhe forma e tyre në vijim, do të jenë determinante për ftesën për të luajtur në ndeshjet e para kundër Rumanisë dhe Spanjës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot