Vetëm një legjendë e Interit i afrohet

- Bota Sot

Vetëm një legjendë e Interit i afrohet

Dezire Doue ka qenë protagonisti absolut i finales të Ligës së Kampioneve, pasi shënoi dy gola dhe asistin për të parin e shënuar nga Hakimi, në suksesin 5-0 ndaj interit.

Në paraqitje mbresëlënëse duke llogaritur që është ende 19-vjeçar dhe me një potencial të jashtëzakonshëm, siç tregoi sot para mbrojtës së Interit që kalonte në panik sa herë ai prekte topin.

Prej shumë vitesh nuk shihej një paraqitje e tillë kaq dominuese, më saktësisht nuk ndodhte që në vitin 1964 që në finale të Ligës së Kampioneve një lojtar të merrte pjesë në mënyrë direkte në tre gola. As emra si Mesi e Ronaldo nuk i afrohen një paraqitje të tillë si adoleshenti francez.

I fundit që i kishte bërë këtë ishte si për ironi të fatit Sandro Macola, i cili në vitin e largët 1964, ndihmonte pikërisht Interin të fitonte 3-1 përballë Real Madrid.



Lexoni të gjitha në Bota Sot