Interi regjistron turpërimin më të madh në histori!

- Bota Sot

Interi regjistron turpërimin më të madh në histori!

Interi u mposht me rezultatin 5:0 nga PSG.

Zikaltrit patën një mbrëmje të turpshme në Mynih ku parizienët dominuan të dyja pjesët e lojës.

Me këtë humbje, Interi ka regjistruar edhe turpërimin më të madh në historinë e finaleve të Champions.

Asnjë skuadër më parë nuk kishte humbur me pesë gola diferencë, ndeshjen e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Skuadra e Inzagit nuk bëri asgjë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Ky trofe ndërkohë është edhe i pari për PSG-në në historinë e Champions.



Lexoni të gjitha në Bota Sot