PSG mbrëm kompletoi tripletën, pasi arriti të fitonte për herë të parë trofeun e Ligës së Kampioneve.
Nën drejtimin e Luis Enriques, skuadra parisiene këtë sezon u shpall Kampione e Francës dhe fitoi edhe Kupën e Francës, shkruan IndeksOnline.
Port presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi duket se nuk është i kënaqur me këtë storie suksesi.
Ai ka kërkuar nga futbollistët dhe trajneri Enrique që të fitojnë edhe Kupën e Botës për Klube, e cila nis nga 15 qershori.
“Tani misioni ynë është të fitojmë Kupën e Botës për Klube FIFA dhe pastaj përsëri Ligën e Kampionëve. Ky është mentaliteti ynë.”, ka deklaruar Khelaifi.