Dështimi zikaltër kujton traditën negative në duelet finale

- Bota Sot

Dështimi zikaltër kujton traditën negative në duelet finale

Nuk kishte si të shkonte më keq. Interi është i dërrmuar pas katastrofës së Mynihut, ndonëse disfata e tij nuk ishte diçka kaq jo natyrale për futbollin italian.

Skuadrat nga Apeninet kanë bilancin më negativ ndër vendet e mëdha të Europës në finalet e Championsit, nga të cilat kanë fituar 12 dhe humbur plot 18.

I vetmi ekip italian që ka bilanc pozitiv në finale është Milani, që ka fituar 7 trofetë nga 12 gjithsej në Itali, ndërsa ka 4 humbje. Interi ishte në ekulibër deri përpara kësaj të shtune, por tashmë balanca u rëndua keqaz, më shumë për shkak të humbjes me pesë gola.

Zikaltërit kanë 3 fitore dhe 4 humbje në finale. Dështimin më të madh ndër përfaqësuesit e Serisë A e ka Juventusi. “Zonja e Vjetër”, që ka dalë 36 herë kampion i Italisë dhe ka fituar 15 Kupa të Italisë, ka dështuar tepër shpesh në kontinent.

Nga 9 finale, ka arritur të fitojë vetëm dy, në 1985 e 1996, duke humbur plot 7.

Disfata edhe për ato ekipe që kanë arritur vetëm nga një herë në finale.

Kështu, Roma ndaj Liverpulit me penallti në 1984, Sampdoria pas kohës shtesë ndaj Barcelonës në 1992 me golin e holandezit, Ronald Kuman, dhe Fiorentina e mundur që në 1957 nga Reali.



Lexoni të gjitha në Bota Sot